Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Plasi lufta, Tatimet zbuluan diçka”, zbardhen bisedat e zyrtarëve të arrestuar të Bashkisë: Lali Eri është aksionet tek hoteli

Ndërsa iu arrestuan 5 drejtorët kryesorë të përfshirë në afera korruptive me kompaninë “5 D”, del në dosje edhe emri i kryebashkiakut Erion Veliaj. Duke folur për hotelin që ndërtohet nga kompania e Redi Mollës, punonjësja Jona Bejko ndërsa flet me një person me emrin “Arban”, i thotë se Lali Eri është aksioner, është pronar i këtij hoteli. Hoteli luksoz, që mban emrin e një prej markave të njohura të hotelerisë, po ndërtohet buzë deti në shëtitoren kryesore në Durrës dhe ka një vlerë prej 20 milionë eurosh.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj del në dosjen korruptive të 5 drejtorëve të bashkisë.
Nga bisedat e zbërthyera në celularët e sekuestruar të punonjësve të kompanisë “5D konstruksion”, Veliaj përmendet si aksioner i një hoteli me vlerë 20 milionë euro në Durrës, bashkë me Redi Mollën që sot është në burg.
Por ndonëse ky fakt është zbardhur në bisedat mes punonjësve të kompanisë “5D kontruksdion”, të Redi Mollës e Mariglen Qatos, SPAK nuk është thelluar për të provuar deklarimet që bëjnë bashkëpunëtorët më të ngushtë të drejtorëve.
Jona Bejko, punonjëse e “5D” komunikon me një shtetas me emrin Arban ku flasin për tema që kanë lidhje me punën e përditshme. Bejko mes të tjerave i dërgon foton e një hoteli bashkëbiseduesit, ku më pas sqaron se kush janë pronarët, teksa i sjell në vëmendje kolegut rrogat e ulëta me të cilat paguhen në një kohë kur eprorët ndërtojnë hotele.
JONA BEJKO: “Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta. Plasi lufta këtej nga zyra. U zu me shefen e financës keq fare Nestori. Ajo i përplas derën në fytyrë. Ky e përzë në shtëpi. Qr mirë që s’u rrafën s’e ke idenë çfarë bëri këtu. Me të thënë Nestori pra hapur fare në anën e kujt je”.
Ky është pikërisht hoteli luksoz, që mban emrin e një prej markave të njohura të hotelerisë, dhe po ndërtohet buzë deti në shëtitoren kryesore të Durrësit ndërsa ka një vlerë prej 20 milionë eurosh.
Por ky fakt që për SPAK me sa duket nuk tërhoqi vëmendje për të kryer verifikime, përforcon më tej dyshimet e arsyeshme mbi pastrimin e parave të zyrtarëve të lartë, përmes një tjetër komunikimi të zbërthyer nga organi i akuzës.
Jona Bejko i thotë kolegut të saj se në fillim të vitit të janarit 2023 disa inspektore tatimor kanë parë disa dokumente te zyra e Financës që nuk duhet t’i shihnin.
JONA BEJKO: “Koleg, kam lajme këtej nga zyra. Plasi lufta. U grinë N me J. Se ke idenë ça lufte po them. Se erdhën tatimet për kontroll në mëngjes. Sa u hap dera, direkt pa na thënë asgjë. U futën të zyra e financës duke prek dhe hap çdo gjë pa leje. Seç kapën ca gjëra që s’duhet ti shifnin. Kjo përplasi derën. Ai tha kujt i përplas derën. Merr çantën ik shpi debile”.
E me sa duket, drejtorët jo vetëm që u frikësuan nga zbulimi i gjërave që nuk duhej të zbuloheshin, dhe që dyshohet se bëhet fjalë pikërisht për një hotel që po ndërtohej në Durrës i denoncuar nga opozita dhe media, se ka aksione Redi Molla, por “fluturojnë” nga puna e marrin kur të duan në punë punonjës. Në një tjetër bisedë të Jona Bejkos me shtetasin Algert Çifligu, evidentohet një takim pikërisht në hotelin që ndërtohej mes drejtorëve Mariglen Qato, Redi Molla e Nestor Muhametllari. Pas sherrit sipas Çifligut, në Durrës bëhet gjyqi.
ALGERT ÇIFLIGU: “Sot bëhet gjyqi, janë në Durrës. Marigleni, Redi dhe Nestori. Tek objekti, një rrugë e dy punë”
Afrimiteti mes Redi Mollës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, nga punonjës të administratës apo si në rastin konkret të Jona Bejkos, konstatohet edhe më tepër, kur kjo e fundit, thotë se Molla urdhëron punonjësit të dalin në fushatë.
Ajo i thotë Algertit se zgjodhi sektorin privat të punonte pikërisht mos përfshihej me politikë, por që sipas saj, Redi Molla është i dyti pas Erion Veliajt ku i referohet me emrin ‘Lali’.
JONA BEJKO: “Më ftoj te kafja, më tha të merresh me partinë te lagjja. I thashë prandaj kam zgjedhur të punoj në privat, që të mos i bëj fresk njeriu. Po se ai i joni është i dyti mbas lalit”.
SPAK zbardhi të paktën 13 procedura të tenderimit publik, të fituara nga “5D konstruksion”, pronar të të cilës ishin vetë drejtorët që po vetë kontraktonin e firmosnin në favor të kompanisë. Redi Molla e Mariglen Qato përfunduan në pranga, Taulant Tushës iu komunikua një tjetër masë arresti në burg në qeli ku ndodhet për inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë për 6 të tjerë u caktua masa detyrim paraqitje, ku shumica prej tyre janë anëtarë të komisioneve për vlerësimin e ofertave./ SYRI TV
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38