Flash News

E-TJERA

"Plazza", kullë e Ramës apo Bashës? Faktet përgënjeshtrojnë Iris Luarasin

"Plazza", kullë e Ramës apo Bashës? Faktet


Pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi, mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin "Politik-On" në RTV Ora ku u diskutua rreth urbanistikës së kryeqytetit dhe lejet e dhëna nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Teksa po diskutohej për ndërtesën që po ndërtohet te Kulla e Sahatit, një objekt historik në kryeqytet, Luarasi tha se ajo çfarë sheh aty është hoteli shumëkatëshe "Plazza" dhe sipas saj leja e tij është dhënë në kohën kur kryebashkiak ishte Iris Lulzim Basha.

"Ajo që po ndodh te Sahati, shoh një ndërtesë tmerrësisht të lartë që është “Plaza”, që mesa di unë është dhënë leja në kohën e Bashës." tha Luarasi.

Por kjo nuk është e vertët dhe faktet përgënjeshtrojnë këtë deklaratë të Iris Luarasit. Ndërtimi i hotel "Plazza" ka filluar në 14 Janar 2007, në kohën kur në krye të Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu ai hotel është projektuar nga firma arkitekturore belge 51N4E, studio e preferuar nga kryeministri Edi Rama.

 

Të fundit