Flash News

E-TJERA

"Plumbi i Artë"/ Dëshmon Alibej: Armët i merrja te një hoxhë në zonën e Freskut

"Plumbi i Artë"/ Dëshmon Alibej: Armët i merrja te

Po zhvillohet këtë të enjte në GJKKO seanca e radhës për dosjen "Plumbi i Artë".

I penduari i drejtësisë për këtë dosje, Erion Alibej, teksa po dëshmonte për krimet e kryera ka rrëfyer se armët që përdoreshin në vrasjet e porositura prej tij i merrte te një hoxhë në zonën e Freskut në Tiranë që mbante pseudonimin "Noku".

“Armët për krimin i kam siguruar unë. Kam pasur një kontakt të dikujt që njihej si hoxhë në zonën e Freskut ne Tiranë. Kontaktin ja dhashë dikujt tjetër. Kam folur në Encrochat dhe Sky me të. Nuk e di emrin e tij. Më niste edhe foto të armëve. Altin Skëndaj ma dha si kontakt. Hoxhën për armë e kam kontaktuar disa herë. Kam marrë disa herë armë prej tij. Në Encro hoxha mbante pseudonimin ‘Noku’“, citohet të ketë thënë Alibej në gjyq.

 

Të fundit