Flash News

E-TJERA

“Plumbi i Artë” i Nuredin Dumanit çon nga SPAK-u në Interpol, 14 të shpallurit në kërkim

“Plumbi i Artë” i Nuredin Dumanit çon nga SPAK-u në

Arrestimi i Nuredin Dumanit dhe statusi i tij si i penduar i drejtësisë, bashkë me ish-mikun Henrik Hoxhaj, vuri në pranga eksponentë të krimit të përfshirë në ngjarje kriminale nga viti 2011 e në vazhdim.

Përpos të arrestuarve, janë 14 persona të shpallur në kërkim. Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e tyre, ndërsa të dhënat dhe fotot e tyre i janë dërguar të gjitha pikave kufitare për të bërë të mundur arrestimin e tyre, nëse tentojnë të arratisen nga vendi.

Një muaj më vonë pritet që fotot  e të shpallurve në kërkim të dalin edhe në sistemin e faqes së Interpolit, ndërsa SPAK i ka cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

NË KËRKIM
-Eljo (Ervis) Bitri
-Festim Qoli
-Alban Bengasi
-Ervis Martinaj
-Elvin Merlika

-Alket Xhixha
-Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
-Agron (Kamber) Mehja
-Aleks Çela alias (Tom Qorri)
-Talo Çela
-Agim Gjini
-Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
-Florenc Çapia
-Abedin Mama (Dine Çami)

 

Të fundit