Flash News

E-TJERA

“Plumbi i Artë”/ Nuredin Dumani tregon detaje për vrasjen e Ervis Dedës

“Plumbi i Artë”/ Nuredin Dumani tregon detaje për vrasjen

Në seancën e dosjes “Plumbi i artë” i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po pyetet nga avokati i Henrik Hoxhajt, ish-i penduar, me të cilin SPAK e prishi marrëveshjen e bashkëpunimit. Ai ka dhënë disa detaje për vrasjen e Elvis Dedës.

Dumani është shprehur se lajmin për vrasjen e Dedajt, ia ka dhënë miku i tij Festim Qoli, me të cilin thotë se pas ngjarjes kanë shkuar te zona e Shkëmbit të Kavajës për të kërkuar armën.

Pjesë nga marrja në pyetje në sallën e gjyqit:

Avokati: Si ke marre dijeni për vrasjen e Ervis Dedës?

Dumani: Kam ardhur ne dijeni sepse ma ka dhënë Festimi. Kur jam takuar me Festimin kemi shkuar të shkëmbi Kavajës për të kërkuar armën.

Avokati: Si je njohur me Festimin?

Dumani: Jemi njohur për shkak të një konflikti në lokalin e tij

Avokati: Pas njohjes me Festimin keni patur shoqëri të qëndrueshme?

Dumani: Po kemi patur.

Avokati: Shoqëroheshit me njeri-tjetrin?

Dumani: Po. Shoqëroheshim në dreka darka kur mundeshim. Deri ne 2022 kur jam arrestuar

Avokati: Si komunikoje me Festimin?

Dumani: I thoja djalit të tezes që punonte te lokali.

Avokati: Çfarë te ka thene Festimi per vrasjen e Elvis Dedes?

Dumani: Makinën që përdorën në vrasje ja sollën Festimit nga Fushë Kosova. Elvis Deda ose Losha ka qenë duke drekuar. E ka gjuajtur Enriku dhe ka dalë edhe Festimi që ishte shofer. Kanë djegur makinën dhe kanë ikur për disa km në këmbë. Këto mi ka thënë Festimi.

Të fundit