Flash News

E-TJERA

“Po afrojnë temperaturat tipike të dimrit”/ Sinoptikani: Ja kur priten reshje bore

“Po afrojnë temperaturat tipike të dimrit”/ Sinoptikani:

Ditët e para të këtij viti ndonëse me vranësira kanë qenë me temperatura të larta por nga parashikimi i motit, duket se “pranvera” nuk do të zgjasë shumë.

Sinoptikani Hakil Osmani nga Meteoalb ishte i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania tha se në 10 ditshin e dytë të janarit, pritet që dimri të vijë i acartë.

Ai tha se pritet që në mesin e janarit temperaturat të ulen ndjeshëm e madje në zonat malore do të kemi edhe rreshje bore.

“Deri ditën e shtunë, do të kemi temperatura të larta deri në 18 gradë celsius, duke u dukur më shumë si pranverë se sa si mesi i dimrit. Deri ditën e shtunë, kushtet e motet do mbeten nën ndikimin e vranësirave, ndërsa reshjet e shiut do të jenë të pakta. Pasditia e të shtunës mund të ketë rrebeshe shiu, ndërsa ditën e diel temperaturat do të jenë më tipike dimri. Dita e diel do ketë temperatura rreth 15 gradë celsius, ndërsa vlera minimale do jetë 1 apo 2 gradë celsius. Ditën e shtunë ka sinjale që do të ketë fuqizim të ndikimit të erës mbi 75 kilometra, gjë që do të jetë mjaft problematike.

Sinjalet janë që 10 ditshi i dytë i Janarit të sjellë një rënie të temperaturave të ajrit. Do kemi një rënie të ndjeshme dhe do të ndiejmë atë të ftohtin e acartë. Në momente që kemi prezentë reshje, do të jenë në formën e dëborës, pasi në zonat malore, pritet që do kemi reshje të flokëve të dëborës”,-tha Hakil Osmani.

Të fundit