Flash News

E-TJERA

“Po bën fushatë të pastër”, Manjani: Yuri Kim ndërhyn në mënyrë të paligjshme në zgjedhje

“Po bën fushatë të pastër”, Manjani: Yuri Kim

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani akuzon ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim se po ndërhyn në mënyrë të paligjshme në zgjedhje.

Në një intervistë për Euronews Albania, sipas tij ajo po bën “fushatë të pastër”.

Zonja Kim thotë që kush voton kandidatët e non gratës është praktikisht non grata. Ju kandidat që iu mbështet non grata, ju keni pronar non gratën. Shihni çfarë termash. Kjo tregon që dhe si individ ka një mungesë të theksuar kulture demokratike. Në cilin standard amerikan, i lëmë të tjerat, e ka dëgjuar këtë historinë që ‘pronari në demokraci’? Ku ka pronarë në demokraci? Cili kryetar në Amerikë është pronar i kandidatëve?

Kjo është totalisht e pakulturuar, përveçse e paligjshme, përveçse bën propagandë, përveçse ndërhyn, dhe kjo është fjala më e rëndë, në zgjedhjet e një vendi sovran, ajo e bënë këtë punë në mënyrën më të pakulturuar të mundshme,” – u shpreh Manjani.

Sipas tij, Yuri Kim duhet të sjellë standardin amerikan në zgjedhje, gjë që nuk po e bën. Juristi tha se kontributi i vetëm i ambasadores është nxjerrja në pah e më të keqes së shqiptarëve.

 

Të fundit