Flash News

E-TJERA

Po bënin ‘pazar’ për 11 kg kanabis drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona në Lezhë

Po bënin ‘pazar’ për 11 kg kanabis drejt Malit të Zi,

Sekuestrohen 11 kg kanabis dhe arrestohen dy persona në Lezhë.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Fran Perlika dhe Neritan Tosuni, pasi po bënin pazar për një sasi  prej 11 kilogramësh lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, për ta tregtuar më pas drejt Malit të Zi.

Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Rrëshenit”, në Rrugën e Kombit, 55-vjeçari u kap teksa i shiste një sasi prej 11 kilogramësh lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, shtetasit N. T.

Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se lënda narkotike do të blihej me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi.

Sasia e lëndës narkotike, 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, celularët e tyre dhe shuma parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në të.

 

 

 

Të fundit