Flash News

E-TJERA

Po bënte manovër kthimi, fugoni përplas për vdekje të moshuarin në një lulishte

Po bënte manovër kthimi, fugoni përplas për vdekje të

Një Fugon ka aksidentuar për vdekje një të moshuar rreth 80-vjeç mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka dndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka përplasur të moshuarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

Të fundit