Flash News

E-TJERA

Po digjnin plehrat, flakët dalin jashtë kontrollit në Berat; rrezikohet nënstacionin elektrik

Po digjnin plehrat, flakët dalin jashtë kontrollit në Berat;
foto ilustruese

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Duhanas në Berat. Zjarri është shkaktuar aksidentalisht nga disa prej banorëve të zonës,që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre. Era e fortë ka favorizuar flakët e zjarrit,duke i bërë ato të pakontrollueshme nga vetë banorët, të cilët kanë njoftuar policinë.

Flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi drejt tokave të tjera bujqësore, ndërkohë që në rrezik nga flakët ndodhet nënstacioni elektrik i fshatit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të repartit të shpëtimit nga zjarri, të cilët po përpiqen të neutralizojnë flakët dhe të shmangin përhapjen e tyre drejt nën/stacionit elektrik.

Edhe pse vala e madhe e zjarrit është minimizuar, ende vijon të përparojë, ndërkohë që ka ende disa vatra aktive në tokat e përfshira nga flakët.

Të fundit