Flash News

E-TJERA

Po diskutohet rimbyllja e Shqipërisë? Tomini: Mund të kemi kufizim të orës policore, me variante të ndryshme

Po diskutohet rimbyllja e Shqipërisë? Tomini: Mund të kemi
Eugena Tomini

Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini foli për masat e reja kufizuese që mund të hyjnë në fuqi pas përkeqësimit të situatës me Covid-19.

Tomini deklaroi në “News 24” se nëse nuk zbatohet protokolli do të ndërveprohet me gjoba ndaj kujtdo.

Sipas saj po diskutohet për ndryshim dhe kufizim të orës policore, teksa në lojë janë variante të ndryshme.

“Sigurisht që masat, nëse ka qenë një lloj sensibilizimi edhe për maskën, edhe për protokollet e sigurisë, ka qenë marrëveëshje ndërgjegjësimi mes strukturave dhe institucioneve monitoruese.

 Nëse nuk do shihet ky zbatim i protokollit, do të ndërveprohet me gjoba administrative ndaj tyre. Nëse nuk do të kenë efekt, është pika e fundit drejt kufizimeve. Mund të kemi kufizim të orës policore, me variante të ndryshme”, tha Tomini.

Të fundit