Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Po e shkrij këtë maskarain”, denoncim i Ahmetajt: Dumani nuk heton inceneratorët ku është i përfshirë Rama

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sërish nga arratia dhe në qendër të denoncimeve të tij ka vendosur kryeministrin Edi Rama.
Në Syri tv, ai tregoi se pronarët faktikë të inceneratorëve, janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ish-bashkëpunëtori i afërt i Ramës ka thënë se bosi i Altin Dumanit është Edi Rama dhe se ai nuk guxon të hetojë inceneratorët sepse aty është Rama.
Ahmetaj u shpreh se Dumani po e sulmon për t’i treguar Rames se, “boss unë po e shkrij këtë maskarain”, është shprehur ai.
Biseda në studio:
Peka: Presion në rastin tuaj apo në përgjithësi...
Ahmetaj: Në rastin tim është persekselentë, sepse në rastin tim kanë shkuar edhe ... kur thotë që nuk kemi staf, 20 veta i kanë shkuar kunatës së Eriolës në kontroll për ti marrë telefonin e tretë, 20 veta dhe është një çështje që nuk kam firmosur dhe nuk kam marrë pjesë në procedurë. Është një çështje që nuk ka asnjë nominim dëmi ekonomik, nga buxheti. Nuk ka lidhje. Si ka mundësi që ky vrapon në të gjitha mënyrat që unë i di, ai i di për të marrë dosjen time, pas nxjerrjes në pritë nga Edi Rama, ndërkohë që nuk ka marrë dosjen e Tiranës, me minimalisht 700 milionë dëm. Pse ky heroi i fëmijëve tanë nuk ka marrë ketë dosje.
Peka: Kur thoni nuk ka marrë dosjen, çfarë keni parasysh...
Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës.
Peka: Tek inceneratori i Elbasanit është angazhuar vetë tek dosja për shkakun tuaj. Tek Tirana është jashtë, nuk përfshihet sepse sipas jush është Rama dhe Veliaj.
Ahmetaj: 100%. Shiko çfarë po ndodh tek inceneratori i Tiranës. Dy muaj e dinin të gjithë shqiptarët, do arrestohet ky e ajo, u katandis kokoshi një thelë. Po pse? Se shkoi aty ku duhet, e morën ata ustallarët që kontrollojnë makinerinë e SPAK dhe thanë, ky duhet, ky sduhet, ky shtohet, ky hiqet, dhe pastruan listën. Dy muaj e dinin gjithë dynjaja. Si ka mundësi që dy muaj para se të sekuestrohej inceneratori i Tiranës e dinte gjithë Tirana. Si ka mundësi u gjetën vetëm 2 mijë euro tek inceneratori i Tiranës. Sepse ishte thënë përpara çfarë do të ndodhte, ishte bërë ajo që është bërë, pastruar lista.
Peka: Për të qenë pak më konkret për publikun, ju po thoni tek Elbasani dhe Fieri, ku presupozohet se mund të ishit ju, u angazhua vetë Altin Dumani
Ahmetaj: Tek Elbasani ...
Peka: Ndërsa tek Tiranë ku ju thoni që dëmi do të shkojë 700 milion dollarë dhe në intervistën e kaluar keni thënë se, shkon shumë lart, do të llahtarisen shqiptarët...
Ahmetaj: Kjo është arsyeja që nuk hetohet...
Peka: Ku nuk hetohet Rama e Veliaj, ai nuk bëhet pjesë e dosjes...
Ahmetaj: Si mund të bëhet pjesë e dosjes. Ai është i kontrolluar politikisht, procedurialisht dhe jo nga ligji, por është politikisht i kontrolluar. E patë në parlament si fliste në emër, PD i fliste zoti filan. Pse ku jemi, treg shokësh jemi këtu dhe pastaj PS duartrokisht. Në ç’vend të botës duartrokitet prokurori. Për çfarë e duartroket. Për çfarë... për statistikën apo që ka zbatuar urdhrat. Dakord, si ka mundësi që për 3 muaj nxori urdhër arresti. Si ka mundësi ...
Peka: Ta them unë se është shumë interesante. Në fakt kemi një tjetër insert. Është e qartë për Altin Dumanin, është një krim intelektual dhe intelektuali para se të kryejë krimin, mundohet ta fshehë. Për çështjen konkrete është në hetim paraprak po hetohet, por gjithsesi duket sikur pas dështimit për të ju hetuar për inceneratorin e Elbasanit ka hetuar hetimi pasuror sepse ndoshta ju, për Altin Dumanin jeni shumë intelektual dhe i keni marrë masat që krimi të fshihet.
Ahmetaj: Nuk dua ti komentoj këto shprehje se seriozisht këto do të futen nëpër analet e drejtësisë se si nuk duhet thënë gjëja e gabuar para publikut, deputetëve dhe si nuk duhet të përdoren shprehje të kësaj natyre, për të fshehur krimin intelektual. Realisht është qesharake. Ky djali e ka personale me mua, unë nuk e di arsyen, ai e di arsyen, unë i kam bërë karshillëk bosit të vet, kryeministrit, ish shefit tim.
Kështu thotë ai nëpër korridore. Dhe herë pas here, sa herë që pyetet nga gazetarët off the records, më thoni çfarë do të thotë, ai thotë ka surpriza për Ahmetajn, ka të reja. Këtij dmth koshienca dhe nënkoshienca i sjell emrin tim. Sepse ky vrapon të tregojë se po bën detyrën, bos unë po bëj detyrën, po e shkri këtë maskarain, e kam personale. Nuk ka firmosur? Nuk do të ja dijë Altin Dumani, kam firmosur apo jo unë. Ai quan punën, shitjen e pasurisë të vënë para 20 vitesh, e cilëson pastrim paraje. Blerjen e viletës në Hamallaj që ka bërë familja e Eriolës dhe Eriola, e quan pastrim parash.
E di ti si e lidh? Do ta dëgjosh, ta dëgjojnë shqiptarët që të qeshin. Nuk e di a e ka lexuar ky në dosje, se ja kanë bërë këta që i urdhëron Ulsi Manja, Besmiri me shokë që i ka referuar në punë Ulsi Manja. Imagjino lidhjet, nepotizmi deri tek vetingu që është i konsilduar nepotizmi. Arrin që vetingun e kalon një njeri që i falet një shtëpi, por nuk e kalon një ish- prokuror apo gjyqtar që i është prerë një biletë për të shkuar tek motra, apo që ka një koshere bletësh një fshat. I kalon vetingu një prokurori të SPAK që e ka blerë vilën në të njëjtin vend me Eriolën, gjysmën e shumës së Eriolës, dhe duke e blerë me paratë jo të reja, të freskëta të vënë dje në llogari, por me dhjetëra vite, u cilësoka pastrim parash. E dini ju që ka një letër SPAK, që është e “Nixon Peabody”, që nuk e ka lexuar as inspektori i Lartë i Drejtësisë, kryetarja e Kuvendit nuk e hapi, unë e di pse nuk e hapi, por do ta themi tek e treta. Ulsi Manja e shkarkoi, por nuk e ka lexuar ti thotë kryeministrit shiko çfarë i kemi bërë këtij djali, nuk e di pse. Se Ulsiu mbase nuk e di pse ka ndodhur kjo me mua. Ti thotë shiko, çfarë i kemi bërë. E di çfarë ka thënë.
Peka: Çfarë ka thënë ...
Ahmetaj: Arben Ahmetaj ka nominuar anëtarët e bordit të OSHEE-së dhe thotë, Klodian Zoto, me biznesmenin që ka shitur shtëpinë kanë hyrë në një tender tek OSHEE dhe aty kanë fituar, 700-800, por në fakt kanë fituar mbi 1 milionë dhe aty ka mjaft para dhe për shtëpinë e Hamallajt. Mos u habisni, kështu kanë thënë.
Peka: Kjo është lidhja që ka bërë në dosjen e tij..
Ahmetaj: Ta lexojë kush të dojë, gazetarët le ta marrin dhe të qeshin.
Peka: Pra ju keni dominuar anëtarët e bordit të OSHEE...
Ahmetaj: Aty është bërë një tender që e ka fituar Zoto me biznesmenin që i ka shitur shtëpinë Eriolës, aty kanë fituar ku di gjë unë se sa, këtu ka mjaft para edhe për të blerë shtëpinë. Kjo nuk është lidhje juridike, është lidhje o zot i madh na ruaj. E para, për të gjithë ata që nuk e dinë, anëtarët e bordit të OSHEE-së nuk i emërtonte ministri i Ekonomisë, ministri bënte procedurën si përfaqësues i pronarit. Ministrat e linjave, drejtësia, infrastruktura nominonim, sillnin emrat dhe ministri i Ekonomisë, bënte procedurën.
Edhe sikur të ishte e vërtetë, sikur unë ti kisha emëruar, bordi nuk bën tendera. E treta me vendim qeverie OSHEE-ja raporton e varet tek ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë që është përtej çdo lloj pozicioni që unë kam pasur. E katërta dmth, Banka Botërore dhe OSHEE, kanë bërë këtë tenderin dhe e kanë fituar këta. Ky tenderi nuk është korrupsion, por paratë mi kanë sjellë mua, për shtëpinë. E dini çfarë kanë bërë këta, fusin në dosje ujëra pa fund, sepse gjykatat gjithsesi vendosin si duam ne. Çojmë një dosje 600 faqe, 200 faqe janë vetëm për procedurën e Terit dhe Alqit atje. 100 faqe janë e njihja unë Mirelin apo jo. Pjesa tjetër pastaj është nga këto sajesat, ka qenë në këtë udhëtim, ka qenë në atë udhëtim, si agjenci udhëtimesh.
Ka udhëtuar me Terin dhe Alqin dhe Eriolën. Asnjëherë nuk kam udhëtuar me Terin dhe Alqin. Kurrë. Budallaqe të kësaj natyre. I bie që ky tenderi pa korrupsion, paska paguar para për çfarë? Se do ti, se ti ke kërkuar me të gjitha mënyrat bashkë me Edi Ramën, që unë të akuzohem gjatë muajve shtator-dhjetor të 2022, kur morët vesh që nuk isha pjesë e procedurës dhe nuk isha pjesë e fajësisë nëse do dhe për të gjithë ata prezumohen nga pafajësia do më shumë respekt. Jo për njërin të thuhet, se po të isha unë gjyqtar dhe prokuror, thotë kryeministri ai do ta kishte më keq. Ndërsa për tjetrin thotë; mos më folni mua për Beqajn, ka prezumim pafajësia. Për mua nuk paska prezumim pafajësie, për Beqajn të ketë. Po unë, apo unë ai që të shkoja në të s’ëmës, se kisha prishur unitetin. Dmth unë të vazhdoja rrjedhën e të shkuarin në të s’ëmës, që nga mirë ja bëmë maskarait, të shkojë në të s’ëmës, e ruajt Zoti, pa atdhe, në kërkim të drejtësisë, se ky është bërë dhe zot i atdheut dhe flamurit. Tani, po vij te tjetra. Për çfarë arsye nxirri urdhër arresti për mua, ndërkohë që ditën që ky kërkonte imunitetin tim në akordancë me kryeministrin, me Ramën.
Peka: Të flasim me emra, që ti kuptojë populli. Kur thua ky, e keni për Altin Dumanin.
Ahmetaj: Po, Altin Dumani. Njëri ishte me kabrio, me zv/kryeministren dhe ish-drejtorin, festonin me demek rrugët që do ti vijmë se si janë bërë, festonin heqjen e imunitetit tim dhe arrestimit. Ky përse nxitohej. Tani unë po të marr disa shembuj. Unë kam realisht tjetër besim për të gjitha rastet që do të përmend këtu. Tani unë po ndaj me qytetarët, se si ka mundësi që ky vjen, arreston.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38