Flash News

E-TJERA

Po filmonte arrestimin për parkim të gabuar, policia shtrin përtokë të riun dhe e arreston me forcë

Po filmonte arrestimin për parkim të gabuar, policia shtrin

Një i ri është arrestuar me forcë nga efektivët e policisë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brrylit.

Siç raporton JOQ, efektivët kanë arrestuar një person për parkim të gabuar dhe në moment i riu ka nxjerrë telefonin për të filmuar. Sapo e kanë pikasur, policët i kanë sekuestruar telefonin.

Në video dëgjohet teksa i riu iu kërkon t’i japin telefonin, por policët e shtrijnë dhunshëm në tokë dhe e arrestojnë.

“Përshëndetje JOQ, për parkim të gabuar arrestojnë shoferin. Djali po e filmonte, polici i mori telefonin nga dora. Djali bërtiste: ‘Më ke marrë telefonin, ma jep telefonin’. ‘Jam punonjës i shtetit’, i thotë kur e shtrin. Para 10 min tek Brryli, Tiranë”, thuhet në denoncimin e JOQ.

Të fundit