Flash News


E-TJERA

“Po flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës”, debat mes Godoles dhe Shkullakut: Pse vajte te PD, ti s’na njeh as ne

“Po flet si e ëma e Zeqos në majë të

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jonila Godile është ‘përplasur’ në ‘Opinion’ me analistin Armand Shkullaku.

Ky i fundit e ka pyetur disa herë se pse është bërë pjesë e PD dhe nuk krijoi një parti të re, pasi Godole kritikoi klasën politike 30-vjeçare.

Godole i është përgjigjur se u bë pjesë e PD për platformën për të përndjekurit politik dhe për ta ndryshuar PD nga brenda.

Pjesë nga debati:

Shkullaku: Pse shkove te PD dhe nuk krijove forcë të re politike?

Godole: Për platformën time për të përndjekurit politik dhe e kam bërë

Shkullaku : PD është pjesë e këtyre 30 viteve që kanë vjedhur, janë lidhur me krimin e organizuar dhe ti bëhesh pjesë e këtij korrupsioni

Godole: Nuk jam pjesë e korrupsionit, nuk kam asnjë pozicion publik

Shkullaku : Po pse vajte moj zonjë? Po thua gjëra po logjikë se ti thua klasa politike prej 30 vitesh është e korruptuar

Godole: Logjikën e di publiku jo ti. Kjo është detyra jote të ndërhysh.

Shkullaku : Ku e di ti si ka qenë PD?

Godole: Po ku jeton mo Fevzi? Fevziu është ai jo unë, Ti nuk na njeh as neve.

Shkullaku : Po flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, sikur nuk je pjesë e politikës. Po flet sikur nuk je pjesë e përgjegjësisë

Godole? Të mbaj unë përgjegjësi për korrupsionit shqiptar

Shkullaku : Ti kritikon klasën politike dhe bëhesh pjesë e saj.

Godole: Bëj pjesë për ta ndryshuar brenda.

 

 

Të fundit