Flash News

E-TJERA

“Po flisni nga lokali i Gjergj Lucës?”, gazetari e ‘zë ngusht’, Balla largohet nga emisioni

“Po flisni nga lokali i Gjergj Lucës?”, gazetari e   

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar përplasjen e dy ditëve më parë në Elbasan mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet të PD Luciano Boçi.

Duke folur në një lidhje me Skype për emisionin “Spotlight”, Balla i është shmangur përgjigjes dhe preferoi të ndërpresë lidhjen me Skype, kur u pyet nga gazetari Bledian Koka se sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës.

Pjesë nga biseda:

Bledian Koka: Ku ndodheni tani?

Taulant Balla: Jam në zyrën time…

Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi

Taulant Balla: Jo

Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës.

Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë përfaqësuesi të një televizioni që financohet me paratë e pista të korrupsionit të djalit të Sali Berishës

Bledian Koka: Kuptoj…Ju jeni shpifës i madh, i dënuar dhe nuk keni paguar as paratë e dënimit. Hetoni se e keni shtetin në dorë. E keni ngritur karrierën mbi shpifje. Largohuni nga lokali i Gjergj Lucës, se turp i madh. Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga aty ku jeni.

Të fundit