Flash News

E-TJERA

“Po fola unë nuk del më në TV”, Prençi përplaset me Peleshin: Të sfidoj, përballemi në Prokurori

“Po fola unë nuk del më në TV”, Prençi

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemci Prençi ka debatuar ashpër me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, lidhur me kapacitetin e flotës ushtarake.

Të ftuar të dy në emisionin ‘Open’, ministri dhe Prençi kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Prençi i tha ministrit se nuk po tregonte të vërtetën për gjendjen e forcave ushtarake, ndërsa Peleshi iu kthye ashpër duke i thënë se janë gjithë kohës në televizione për të sharë qeverinë.

Teksa Prençi e quajti ‘modelin më të mirë të gënjeshtrës’, Peleshi i kërkoi të mos e ngacmojë më pasi nëse ministri flet Prençi do të detyrohet të mos dalë më në TV. Ndërsa ky i fundit e sfidoi ministrin që të përballen në emision ose në Prokurori, pasi deklaratat e tij janë të vërteta.

Debati në OPEN:

Peleshi: Ne kemi reflektuar që ta bëjmë më mirë. Prej dy vitesh kemi bërë marrëveshje me NATO-n që të marrim më shumë eksperiencë. Tre helikopterë i kemi çuar te Agjencia e Prokurimit të NATO-s.

Prençi: Përse zoti Peleshi duhet të marrim ty për modelin e të vërtetës që ke 30 minuta që i bie rrotull dhe nuk thua të vërtetën për forcat ushtarake që kanë për detyrë mbrojtjen civile.

Peleshi: S’mund të kënaq egon tënde duke thënë që forcat ushtarake janë zero. Rrini gjithë ditën nëpër banaqe dhe shani e fyeni.

Prençi: Jo unë thashë që flota e armatosur nuk është në gatishmëri.

Peleshi: Silluni me dinjitet!

Prençi: Ju jeni modeli më i mirë i gënjeshtrës.

Peleshi: Po të më ngacmoni më tepër mund të them edhe diçka më shumë, por nuk dua të dal nga kornizat zyrtare. Se po ta them e di  që nuk ke për të shkuar më nëpër banaqe.

Prençi: E ftoj dhe e sfidoj ministrin të ballafaqohemi këtu në Open ose prokurori. E sfidoj se pretendoj që jam me të vërtetën.

 

Të fundit