Flash News

E-TJERA

Po i vendoste eksploziv një makine dhe i shpërtheu, vdes 24-vjeçari në Elbasan

Po i vendoste eksploziv një makine dhe i shpërtheu, vdes

Një ngjarje është regjistruar gjatë natës së kaluar në Elbasan, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas autoriteteve policore, dyshohet se viktima ka qenë duke i vendosur lëndë eksplozive automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç.

Aksidentalisht dyshohet se lënda eksplozive i ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital. Fatkeqësisht, ai nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”.

Autoritetet bëjnë me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit