Flash News

E-TJERA

Po kalonte rrugën me nënën e saj, makina përplas 3-vjeçaren në Sarandë

Po kalonte rrugën me nënën e saj, makina përplas
Foto ilustruese

Një 3-vjeçare është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën me nënën e saj në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës.

Sipas policisë, e mitura është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi . M., 22 vjeç, banues në Ksamil është shoqëruar në Komisariat.

"Sot, rreth orës 12:10, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

 

Të fundit