Flash News

E-TJERA

Po kryente manovra me motomjet, rrëzohet dhe humb jetën 31-vjeçari në Gramsh

Po kryente manovra me motomjet, rrëzohet dhe humb jetën

Një 31-vjeçar në Gramsh ka humbur jetën duke kryer manovra me motomjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur ën fshatin Gribë, ku A. T., duke kryer manovra në oborrin e banesës së tij, është rrëzuar dhe ka dëmtuar kokë nga gurët.

Për pasojë, 31-vjeçari ka humbur jetën teksa transportohej në spital.

“Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.      

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit