Flash News

E-TJERA

"Po kryhen punime!"/ Bllokohet një pjesë e Bypass-it të Vlorës

"Po kryhen punime!"/ Bllokohet një pjesë e Bypass-it të

Autoriteti Rrugor Shqiptar  ka njoftua se prej datës 10 Nëntor do të bllokohet kalimi në një pjesë të segmentit të bypass-it të Vlorës për shkak se do të bëhet mbrojtja e skarpateve për të bllokuar rënien e gurëve.

Në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve. Për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë.

Bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti” thuhet në njoftim.

Të fundit