Flash News

E-TJERA

Po lahej në Lagunën e Patokut, mbytet 16-vjeçari

Po lahej në Lagunën e Patokut, mbytet 16-vjeçari

Një ngjarje e rende ka ndodhur sot në lagunën e Patokut, ku dy të mitur 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin. Njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa shoku i tij dyshohet se është mbytur.

Trupi i të miturit nuk është gjetur ende, ndërkohë që forcat e Policisë së Kurbinit, Policia Kufitare dhe polumbarët e RENEA-s janë në terren për të vijuar kërkimet.

Njoftimi i Policisë:

Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.


Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Të fundit