Flash News

E-TJERA

Po lahej në lumë/ Mbytet një 7-vjeçar në Osum, policia nxjerr trupin e pajetë

Po lahej në lumë/ Mbytet një 7-vjeçar në Osum,

Një fëmijë është mbytur mëngjesin e sotëm në lumin Osum. Sipas burimeve zyrtare, viktima është shtetasi N. P., 7 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë të Beratit. 7 vjeçari është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë. Mësohet se i ati ka qenë duke kullotur bagëtitë dhe i biri është futur në lumë, ku fatkeqëisht është mbytur.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë të viktimës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit