All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gomonia humb kontrollin dhe përfundon në breg, plagosen tre pushues në plazhin e Jalës

All - Paragraf - 1

Gomonia humb kontrollin dhe përfundon në breg, plagosen tre pushues

Tre pushues kanë mbetur të lënduar paraditen e sotme në plazhin e Jalës.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë, një gomone ka humbur kontrollin dhe nuk ka arritur të ndalojë në kohë, e për pasojë ka dalë në breg duke përplasur tre plazhistë.

Për pasojë, tre të rinjtë janë dëmtuar, por janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit