Flash News

E-TJERA

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas për vdekje të moshuarin në Velipojë

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Velipojë.

Viktimë ka mbetur një 77-vjeçar i cili u përplas nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

“Rreth orës 10:15, në Velipojë, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Të fundit