Flash News

E-TJERA

Po lundronin në lumin Osum gjatë motit të keq, shoqërohen 3 persona

Po lundronin në lumin Osum gjatë motit të keq, shoqërohen 3

Situata e motit të keq vijon të shkaktojë probleme në disa zona të vendit, ndërsa Policia e Shtetit ka rritur masat e sigurisë. Autoritetet bëjnë apel që qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo lloj aventure në lumenj apo zona me rrezik.

Në Berat, tre persona janë shoqëruar në polici pasi janë futur me kanoe në lumin Osum, pavarësisht kushteve ekstreme atmosferike dhe prurjeve të larta të ujit. Sipas policisë, veprimi i tyre ka vënë në rrezik jetën, si dhe ka angazhuar shërbimet emergjente.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë urdhër që patrullat të ndërhyjnë menjëherë ndaj çdo personi që ushtron aktivitet rafting apo përdor mjete lundrimi në këto kushte të rrezikshme. Po ashtu, mjetet e përdorura do të sekuestrohen në mënyrë që të parandalohet çdo incident i mundshëm.

Të fundit