Flash News

E-TJERA

Po mblidhte lulëkuqe anës rrugës, 5-vjeçarja shqiptare përplaset nga makina dhe humb jetën

Po mblidhte lulëkuqe anës rrugës, 5-vjeçarja shqiptare

Një 5-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar këtë të martë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Lechaina.

Sipas mediave greke, 5-vjeçarja me origjinë shqipatre e quajtur Klaudia, po mblidhte lulëkuqe në anë të rrugës, teksa një makinë e përplas dhe e tërheq zvarrë për disa metra duke i shkaktuar dëmtime të rënda

5-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spitalin e Patras, por nuk ka arritur t'iu mbijetojë dot plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga policia helene dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Të fundit