Flash News

E-TJERA

Po mbytej nga ushqimi, kamarieri shqiptar në Maltë i shpëton jetën klientes në restorant

Po mbytej nga ushqimi, kamarieri shqiptar në Maltë i shpëton

Një kamerier shqiptar u cilësua si hero nga mediat malteze pasi raportuan se ndërhyrja e tij i shpëtoi jetën një klienteje në lokalin ku punonte.

TV Malta raportoi se Endri Demaj ishte duke punuar në zonën “Ghar Lapsi” në Pieta, kur u informua se një kliente, Patricia Neto, po vdiste nga mbytja në ushqim. Endri nxitoi ta ndihmonte gruan dhe arriti ta shpëtonte nga vdekja.

Gruaja më vonë tha se mendonte se do të vdiste pasi nuk mund të merrte frymë, por fatmirësisht ajo është shpëtuar nga kamarieri shqiptar. Vajza e saj, Carole Khosla, ka falënderuar Endrin përmes një postimi në Facebook. “Ti shpëtove jetën e nënës sime dhe unë jam mirënjohëse”, tha ajo.  

 

Të fundit