Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Më 20 maj 2024, Policia e Shtetit njoftoi se ka marrë vendim për përjashtimin e dy oficerëve të lartë të policisë, Henerigert Mitri dhe Klodian Shahini, pasi këta të fundit u shpallën në kërkim me urdhër të Gjykatës së Posaçme, të dyshuar për pjesëmarrje në strukturat e krimit të organizuar, ofrimin e ndihmës për vrasje apo organizimin e kultivimit të kanabisit.
“Në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për askënd që shkel ligjin dhe, më keq akoma, bashkëpunon me grupet kriminale,” deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, sipas një njoftimi për shtyp të policisë të publikuar në Facebook. [Link]
Përjashtimi i këtyre dy zyrtarëve është në fakt një veprim simbolik, nëse merret parasysh se që të dy janë shpallur në kërkim. Por dosja e SPAK për hetimin e shtatë grupeve të ndryshme kriminale, aktivitetet e së cilave u arritën të zbardhen falë të dhënave të siguruara nga partnerët perëndimorë të vendit, tregon se në fakt, Mitri dhe Shahini nuk ishin të vetmit policë të përfshirë në aktivitete kriminale ndërsa shumë të tjerë, disa të identifikuar dhe të marrë të pandehur dhe të tjerë, për të cilët duket se hetimet vijojnë, janë bashkëpunëtorë të ngushtë të krimit dhe gjithashtu të përfshirë drejtpërsëdrejti në ngjarje kriminale. Ndërsa kultivimi masiv i drogës në zonën e Fushë-Krujës, Laçit, Krujës, Mirditës, Lezhës apo Shkodrës duket se sugjeron se e gjithë forca policore që ka shërbyer, së paku gjatë vitit 2020, ose ka mbyllur sytë, ose ka qenë drejtpërsëdrejti e përfshirë.
Dosja flet mes të tjerash për policin Altin Morina, i cili u mor i pandehur, por që, sipas të dhënave të kapura, ishte një agjent i Durim Bamit brenda Policisë së Shtetit. Komunikimet e tij me Bamin tregojnë se ai nuk është se thjeshtë qarkullonte informacione nga policia te krimi, por shërbente si sekser, ku në shumë raste, përkundrejt pagesave, blinte bashkëpunimin e kolegëve të tij sa herë që grupit kriminal i shfaqej një telash, fjala vjen, i kapej një eksponent me armë pa leje. Morina shfaqet gjithashtu si investitor në aktivitete të paligjshme, i aftë të alokojë qindramijëra euro, përkundrejt pjesëve nga fitimet e aktiviteteve të paligjshme, me kultivues kanabisi në zonën e Fushë-Krujës dhe Krujës.
Aktiviteti i kultivimit të kanabisit, për aq sa kapet nga komunikimet e Durim Bamit, ishte i gjithëpërhapur. Ai shtrihej nga fshatrat pranë bregdetit të Adriatikut deri në malësinë e Krujës. Ishin mijëra dhe mijëra rrënjë, ndërsa komunikimet zbulojnë një treg prej miliona eurosh dhe mundësi për investime pa kurrfarë kontrolli. Kultivimi i drogës në një territor kaq të gjerë duket se vështirë se ka ndodhur pa heshtjen aktive, nga frika apo përkundrejt pagesës, të të gjithë trupës policore të zonës ku ky aktivitet është kryer, nga Kamza e Fushë-Kruja, në Laç, Lezhë, Mirditë, Mat etj.
Në këtë kontekst, çdo oficer policie apo edhe çdo polic i thjeshtë që ka punuar në këto zona përgjatë kohës që janë kryer këto hetime, pra vitit 2020 dhe 2021, logjikisht që duhet të shikohet si një bashkëpunëtor i mundshëm i krimit. Dhe në këtë kontekst, përjashtimi nga policia i dy oficerëve, bën praktikisht asgjë për të luftuar kriminalizimin e radhëve të policisë, një kriminalizim që, për aq sa lexohet në dosje, ka përmasa masive.
Dosja e SPAK mbi të shtatë grupet kriminale u ndërtua si rrjedhojë e përdorimit nga dhjetëra eksponentë të krimit dhe të politikës të celularëve të posaçëm që ofronin komunikim të koduar përmes një aplikacioni të njohur si SKY ECC. Aplikacioni supozohet se merr një informacion nga një celular, e bën të palexueshëm para se ta transferojë te celulari marrës për ta bërë të lexueshëm, pa e ruajtur asgjëkundi dhe duke siguruar në këtë mënyrë që bisedat në distancë të ruheshin nga përgjimi. Në realitet, komunikimet u ruajtën në një server, të cilin Policia e Francës e konfiskoi, duke siguruar në këtë mënyrë miliona të dhëna të krimit të organizuar.
Komunikimet mes këtyre grupeve kriminale, të cilat iu dhanë Prokurorisë së Posaçme nga partnerët perëndimorë, paraqesin një Shqipëri që është në mënyrë tërësore nën kontrollin e krimit. Krimi është në gjendje të kontrollojë territorin, ata mbjellin kanabis kudo që munden, nga zonat më të thella malore deri në zonat pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës apo në bregdet. Policia, e cila duhet të kontrollojë territorin, ofron bashkëpunim, duke u koordinuar me krimin në ditët dhe orët kur duhet të bëhen kontrollet apo, me raste, duke kryer operacione për kapjen e vërtetë të drogës kur një grup kriminal përdor policinë për të sulmuar një grup tjetër kriminal. Oficerët e policisë përdorin asetet e policisë, jo për të luftuar krimin, por për t'i shërbyer krimit. Dhe mungesa e kontrollit të territorit vërehet në disa detaje drithëruese. Për shembull, në një rast, një i dyshuar nga burgu komunikon me një tjetër jashtë dhe i thotë se një grup kriminal ka në shënjestër për të vrarë dikë që banon në zonën e tij në Tiranë, por që nuk i afrohet dot për shkak se territori në fjalë, është nën kontrollin e këtij grupi. Ndërsa një i dyshuar tjetër i komunikon një vrasësi me pagesë duke i thënë se policia është relativisht problem në Tiranë ndërsa, “sapo kalon Kaza Italia nuk e rruan kush.”
Kontrolli i territorit nga krimi duket se është aq i fuqishëm, sa kriminelët i kërkojnë leje për të vepruar në një territor të caktuar, jo shefave të policisë, por njëri-tjetrit.
Edhe puna e zakonshme parandaluese që një forcë policore bën mbi subjekte që njihen, jo vetëm nga të dhënat policore, por edhe publikisht, se përbëjnë një rrezik të fortë publik, nuk duket gjëkundi. Dosja tregon se përgjatë më shumë se një viti, duke filluar nga janari i vitit 2020 dhe duke mbaruar diku nga fillimi i vitit 2021, shtatë grupe kriminale punonin pothuajse çdo ditë, duke porositur vrasje, duke vrojtuar shënjestrat, duke dështuar në atentate, duke vënë bomba që shpërthejnë në mes të qytetit dhe plagosin kalimtarë të rastësishëm apo duke u marrë me punët e zakonshme të trafikut të drogës, pastrimit të parave, investimit në ndërtim, blerjes së dyqaneve. E megjithatë, grupet kriminale duket se kanë nën përgjim policinë më shumë se sa policia ka nën përgjim grupet kriminale. Kjo e bën veprimin e përjashtimit të dy oficerëve të shpallur sakaq në kërkim, një barsoletë me polic.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38