Flash News

E-TJERA

Po ndërtonin tre objekte pa leje në Palasë/ Arrestohen 11 persona, shpallet në kërkim investitori

Po ndërtonin tre objekte pa leje në Palasë/ Arrestohen 11

Policia ka vënë në pranga 11 persona, pasi u kapën duke ndërtuar tre objekte pa leje në Palasë të Himarës. Gjithashtu ka shpallur në kërkim investitorin dhe ka proceduar në gjendje të lirë dhe 2 specialistë të IMT-së.

Të arrestuarit, të cilët akuzohen për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim, janë: F. B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë.

I shpallur në kërkim dhe i akuzuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, është investitori me me iniciale V. GJ., 32 vjeç, banues në Himarë.

Ndërsa në gjendje të lirë u proceduan R. H., 35 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë. Dyshohen se ata nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.

Të fundit