Flash News

E-TJERA

Ç’po ndodh me afganët? Izraeli evakuuon në fshehtësi 167 të tillë nga Shqipëria

Ç’po ndodh me afganët? Izraeli evakuuon në fshehtësi

Grupi i ndihmës humanitare IsraAID koordinoi evakuimin e 125 afganëve të pambrojtur përmes Shqipërisë në fillim të këtij muaji.

Sipas The Jerusalem Post, grupi i të evakuuarve përfshinte gjyqtarë, çiklistë profesionistë, gazetarë, prezantues televizivë, aktivistë të të drejtave të njeriut, të afërm të diplomatëve afganë, artistë, oficerë të zbatimit të ligjit, shkencëtarë dhe më shumë.

Ata mbërritën në Shqipëri pas largimit nga Afganistani, në kohën kur talebantë morën në dorë kontrollin e vendit dhe trupat ushtarake të SHBA-së u larguan.

Në shtator, IsraAID mori pjesë në evakuimin e 42 grave dhe vajzave afgane në Emiratet e Bashkuara Arabe. Refugjatët pritet të zhvendosen në një afat të gjatë në vende si Kanadaja, Franca dhe Zvicra, tha IsraAID.

Në ndërkohë, IsraAID ka punuar për të siguruar nevojat për 125 refugjatët në Shqipëri, si dhe mbi 1.000 tashmë në vend. Organizata planifikon të mbështesë edhe 167 afganë.

Drejtori i Përgjithshëm i IsraAID, Yotam Polizer tha se "pas një procesi intensiv dhe të vështirë gjatë disa javëve të fundit, me situatën që ndryshon vazhdimisht dhe planet e reja po ndërtohen në baza pothuajse të përditshme, ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të themi se fokusi ynë kryesor tani është duke u siguruar që të evakuuarit të kenë gjithçka që u nevojitet ndërsa fillojnë procesin e ndërtimit të jetës për veten e tyre. "

Shqipërias ishte ndër vendet e para që pranoi evakuumin dhe strehimin e afganëve. Deri tani në vendin tonë janë strehuar të paktën 644 afganë. Fillimisht ata u vendosën në strukturat e hotelerive në Durrës dhe në Qytet Studenti, e më pas në disa hotele në qytetin e Lezhës.

Të fundit