Flash News

E-TJERA

Po ngjiteshin në malin e Murganës, bllokohen alpinistët; policia jep detajet

Po ngjiteshin në malin e Murganës, bllokohen alpinistët; policia
foto ilustruese

Një grup alpinistësh teksa ngjiteshin në malin e e Murganës në Dropull, kanë ngelur të bllokuar.

Sipas njoftimit zyrtar që ka bërë policia, asnjë prej alpinistëve nuk ka rrezik për jetën teksa është bërë i mundur transportimi i tyre në fshatin Sotirë. Nga ana tjetër theksohet se 17-vjeçari i cili rrëshqiti, ka dëmtuar këmbën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gjirokastër/ Informacion Paraprk

Në sallën e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se disa alpinistë ndodhen në malin Morgan, mbi fshatin Sotirë dhe kanë nevojë për ndihmë pasi shtetasi E. K., rreth 17 vjeç është rrëzuar dhe ka dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas njoftimit janë nisur për në malin Morgan, forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër, shërbimet e Postës së Policisë Dropull dhe Forcat e Ushtrisë për tiu ardhur në ndihmë këtyre shtetasve.

Aktualisht këta shtetas po ndihmohen nga shërbimet e policisë, ku po transportohen me mjetet e policisë drejtë fshatit Sotirë dhe asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën.

Të fundit