Flash News

E-TJERA

Po pastronte grilat e dritareve, bie nga kati i tretë 40-vjeçarja në Tiranë

Po pastronte grilat e dritareve, bie nga kati i tretë 40-vjeçarja

Një grua ka rënë nga kati i tretë i banesës në rrugën “Naci Nuci”, në Tiranë.

Policia njofton se A. P., 40 vjeçe dyshohet se ka rënë aksidentalisht duke pastruar grilat e dritareve dhe ndodhet në spital.

Tiranë/Informacion paraprak          

Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit