Flash News

E-TJERA

Po pastronte pusin e ujit dhe bie brenda, humb jetën 66-vjeçari në Durrës

Po pastronte pusin e ujit dhe bie brenda, humb jetën 66-vjeçari

Një person humbi jetën mbrëmjen e sotme në Hamallaj të Durrësit.

Sipas policisë, O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën. 

"Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën", njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit