Flash News

E-TJERA

Po peshkonte në lumin Erzen, bie në kontakt me telat elektrik, humb jetën 55-vjeçari

Po peshkonte në lumin Erzen, bie në kontakt me telat elektrik, humb
Foto ilustruese

Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrikë. Sipas njoftimeve paraprake të policisë, mësohet se 55-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar në afërsi të lumit Erzen.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Jubë rreth orës 18:20 të pasdites. Ndërkohë grupet hetimore ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

"Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.


 

Të fundit