Flash News

E-TJERA

Po peshkonte, por bie në kontakt me korentin, humb jetën një person në Lezhë

Po peshkonte, por bie në kontakt me korentin, humb jetën një

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se po peshkonte në momentin kur ka prekur aksidentalisht tela elektrikë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme në vend.

Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota, ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur identiteti apo mosha e viktimës.

Të fundit