Flash News

E-TJERA

Po planifikoni të udhëtoni në SHBA? Ambasada njofton qytetarët: S'mjafton vetëm certifikata e vaksinimit

Po planifikoni të udhëtoni në SHBA? Ambasada njofton

Ambasada amerikane ka nxjerrë një njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që po planifikojnë të shkojnë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas rregullave të reja të udhëtimit, të gjithë qytetarët duhet të kenë dhe një test negativ PCR jo më të vjetër se 24 orë. Gjithashtu nevojitet dhe certifikata e vaksinimit.

Ambasada thotë se qytetarët duhet të informohen para se të udhëtojnë, pasi rregullat që vendos Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ndryshojnë shpesh.

Në njoftimin e bërë në rrjetet sociale, ambasada ka vendosur dhe një link, ku qytetarët mund të njihen me kushtet që duhet të plotësojnë.

Të fundit