E-TJERA

Po riparonte llambat e shtyllave të ndriçimit, bie nga vinçi punonjësi i bashkisë së Elbasanit

Po riparonte llambat e shtyllave të ndriçimit, bie nga vinçi

Një punonjës i bashkisë Elbasan ka rënë nga vinçi teksa riparonte llambat elektrike të shtyllave të ndriçimit në lagjen “5 Maji”.

Uniformat blu bëjnë me dije se 56-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të fundit