Flash News

E-TJERA

Po rregullonte antenën dhe ra nga lartësia, ndërron jetë 60-vjeçari në Durrës

Po rregullonte antenën dhe ra nga lartësia, ndërron jetë

Një 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar. 60-vjeari ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit, për shkak të plagëve që kishte marrë.

Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë).

Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat  e rastit”, njofton policia.

Të fundit