Flash News

E-TJERA

Po rregullonte autobusin, por e zë poshtë, ndërron jetë shoferi në Lushnjë

Po rregullonte autobusin, por e zë poshtë, ndërron jetë

Një 54-vjeçar në Lushnnjë ka humbur jetën ndërsa po rregullonte autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko.

Sipas policisë, L. Xh., 54 vjeç në fshatin Karbunarë e Vogël teksa po rregullonte autobusin, aksidentalisht ka dalë kriko nga vendi dhe si pasojë ka mbetur pa jetë poshtë autobusit.

“Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit”, bën me dije policia.

Të fundit