Flash News

E-TJERA

Po rregullonte çatinë, bie nga lartësia dhe ndërron jetë punëtori; procedohet pronari i banesës në Pukë

Po rregullonte çatinë, bie nga lartësia dhe ndërron

Një punëtor ka humbur jetën, pasi ra nga lartësia. Viktima është P.N., 66-vjeç. Ky i fundit ishte duke kryer punime në çatinë e banesës së GJ.D., 64-vjeç, teksa u aksidentua dhe ra nga objekti.

Ngjarja ka ndodhur fshati Gomsiqe, Pukë. Policia bën me dije se ndaj pronarit të banesës ka nisur hetimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

"Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pukë, proceduan penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" shtetasin Gj.D., 64 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Lezhë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi në vendin e quajtur Qafë Qelë, fshati Gomsiqe, Pukë, në banesën e vjetër të shtetasit GJ.D, është aksidentuar duke rënë nga lartësia dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi P.N., 66 vjeç banues në lagjen “Kalaja”, Lezhë, i cili ishte duke kryer disa punime në çatinë e banesës së këtij shtetasi", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit