Flash News

E-TJERA

Po shëtiste me familjen, plagoset në këmbë nga skafi e mitura në Velipojë

Po shëtiste me familjen, plagoset në këmbë nga skafi e

Një vajzë e mitur 8 vjeçe është plagosur në këmbë teksa ishte duke lundruar e shoqëruar me familjen e saj me një skaf në Velipojë. 

Njoftimi i policisë:

Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.

Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të fundit