Flash News

E-TJERA

Po shkarkonin me kamionin me inerte, arrestohen 3 persona në Tiranë

Po shkarkonin me kamionin me inerte, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar penalisht katër të tjerë për aktivitet të paligjshëm, pasi u kapën duke shkarkuar inerte në vende të ndryshme.

Gjatë kontrolleve të shërbimeve të Policisë, janë monitoruar zonat ku dyshohej se po kryheshin veprime të paligjshme lidhur me krimet mjedisore.

Si pasojë e këtyre kontrollave, janë konstatuar individë që transportonin dhe shkarkonin inerte, ndaj të cilëve janë marrë masat e mëposhtme:

Njoftimi: Gjatë kontrolleve të territorit për garantimin sa më të sigurtë dhe të pacenuar nga krimet mjedisore, janë mbajtur në monitorimin e shërbimeve të Policisë, vende në të cilat dyshohej se kryhej aktivitet i paligjshëm në fushën e krimeve mjedisore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë konstatuar duke transportuar e shkarkuar inerte dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Q. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga nenet 199 dhe 200 të Kodit Penal;

– A. R., 27 vjeç, F. N., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. M., 58 vjeç, F. H., 52 vjeç, P. V., 29 vjeç, dhe M. M., 40 vjeç.

Dokumentet e 6 automjeteve (kamionë) me të cilat janë konstatuar këta shtetas, janë bllokuar, ndërsa automjetet iu janë lënë në ruajtje pronarëve të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të fundit