Flash News

E-TJERA

Po shkëmbenin drogë në lokal/ Policia arreston 5 persona në Patos, sekuestron 7 kg kanabis dhe doza kokaine

Po shkëmbenin drogë në lokal/ Policia arreston 5 persona në

Pesë persona kanë rënë në pranga, pasi u kapën duke shkembyer drogë në ambientet e një lokali.

Të arrestuarit janë: F. Dh. (A)., 47 vjeç, L. G., 50 vjeç, I. N., 30 vjeç, D. K., 45 vjeç, banues në Patos dhe S. T., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

Lokali ishte në pronësi D. K. Policia kishte informacion se lokali në fshatin Ofiçinë, Patos ishte përshtatur si ambient për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe finalizuan operacionin.

Blutë sekuestruan 7 kg kanabis, 6 doza kokainë, 6 aparate celularë dhe 5 automjete.

Të fundit