Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Po shkonin për praktikë në minierën e Bulqizës, aksidentohet furgoni me nxënës

VIDEO/ Po shkonin për praktikë në minierën e Bulqizës,

Një furgon në Bulqizë është aksidentuar ditën e sotme, ku po transportonte nxënës nga shkolla profesionale e minierës së këtij qyteti. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar disa nxënës, ku 5 prej tyre janë dërguar për në spital.

Nxënësit e shkollës profesionale kanë qenë duke shkuar në minierën e Bulqizës për praktikë. Sakaq pritet një njoftim nga policia për sqarimin e plotë të këtij aksidenti.

Sipas informacioneve paraprake rreth orës 15:20 në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon).

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti

VIDEO NGA VENDNGJARJA:

 

 

Të fundit