Flash News

E-TJERA

Po shkonte në një vendngjarje, makina përplas efektivin, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Po shkonte në një vendngjarje, makina përplas efektivin,

Një efektiv policie është aksidentuar në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen.

Punonjësi i policisë po shkonte drejt vendngjarjes së një aksidenti kur ëhstë përplasur nga mjeti tip ‘Lancia’. Efektivi është transportuar drejt Spitalit të Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë është arrestuar drejtuesja e mjetit që shkaktoi aksidentit.

“Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës, arrestohet në flagrancë drejtuesja e automjetit.

Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. 

Të fundit