Flash News

E-TJERA

Po shkonte në një vendngjarje, përplaset për vdekje nga një makinë oficeri i policisë në Malësi të Madhe

Po shkonte në një vendngjarje, përplaset për vdekje nga

Një oficer policie është përplasur për vdekje nga një automjet në kryqëzimin e rrugës Grizhe në Malësi të Madhe.

Sipas policisë, oficeri Jakup Rekaj, 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Pas aksidentit, është shoqëruar drejtuesi i mjetit Emiljan Zenelaj.

“Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin Emiljan Zenelaj, 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë Jakup Rekaj, 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet ne njoftimin e policise.

 

Të fundit