Flash News

E-TJERA

Po shoqëronte punonjësit e biznesit me mjet, kanoset me armë zjarri 34-vjeçari në Shijak

Po shoqëronte punonjësit e biznesit me mjet, kanoset me armë

Drejtuesi i një automjeti në Shijak është kanosur me armë nga një person ende i paidentifikuar.

Mësohet se 34-vjeçari ishte duke shoqëruar në banesa personelin që punonte te lokali i tij, kur një shtetas i është afruar dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.

Ndërkohë, është ngritur një grup pune për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:10, shtetasi H. A., 34 vjeç, banues në Maminas, Shijak, ka njoftuar Policinë se në Rubjekë, Shijak, në afërsi të liqenit të Rubjekës, ndërkohë që lëvizte me automjet, për të shpërndarë në banesa, personelin që punonte në lokalin e tij, një shtetas ende  i paidentifikuar e kishte kanosur me armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë. Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit