Flash News

E-TJERA

Po shpërndanin para për të blerë vota, arrestohen tre punonjës të IKMT në Dibër

Po shpërndanin para për të blerë vota, arrestohen tre

Tre punonjës të IKMT-së në qytetin e Dibrës janë arrestuar këtë të premte, pasi janë kapur në flagrancë nga ana e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka duke shpërndarë para për vota brenda një pallati.

Mësohet se pallati ku kanë qenë tre punonjësit e IKMT, është mbajtur për 2 orë i rrethuar nga simpatizantë të opozitës, të cilët kanë konstatuar blerjen e votave dhe kanë thirrur menjëherë policinë.

Gjithashtu bëhet me dije se personat që shpërndanin vota janë pjesë e stafit të ngushtë të zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është njëherësh drejtuese politike e PS në qarkun e Dibrës.

Dyshimet për grupin e Ballukut që po shpërndante vota kanë lindur te banorët e Peshkopisë, të cilët pasi i kanë konstatuar në terren, kanë bllokuar hyrjen e pallatit, në mënyrë që policia të vepronte për t’i ndaluar.

Nga Dibra, kandidati opozitar Ismail Uka nënvizon se policisë i janë dashur rreth dy orë për të vepruar, duke u vendosur prangat Elton Lleshit (punonjës i IKMT) dhe dy personave të tjera që gjendeshin me të.

Edhe Tedi Blushi ka ndarë në llogarinë e tij Videon nga vendi, teksa shprehet se kjo është fytyra e pisët e Edi Ramës!

Ju lumtë dibranëve të ndershëm dhe patriotë, që arrestuan hajdutët e votave! Kjo është fytyra e pisët e Edi Ramës!

Kështu t'i arrestojmë kudo hajdutët e "Rilindjes"! Ndryshimin më 14 Maj nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë!” shkruan Blushi.

Të fundit