Flash News

E-TJERA

“Po sikur t’ja bëjnë Ogertës ose Florit”, Veliaj në Kushtetuese: Beteja që po e bej edhe për ata që do vijnë pas meje

“Po sikur t’ja bëjnë Ogertës ose Florit”,

Veliaj ngre shqetësimin për trajtimin e pabarabartë të kryebashkiakëve në sistemin e drejtësisë

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se ndaj tij po aplikohen masa të ndryshme nga ato që janë përdorur në raste të tjera të ngjashme. Ai solli si shembull kryetarin e Bashkisë së Tropojës, i cili sipas tij ka qëndruar për 11 muaj në arrest shtëpie, ndërkohë që për Tiranën masat kanë qenë më të ashpra dhe më të shkurtra në kohë.

“Pse një qytetar i Tropojës trajtohet ndryshe nga një qytetar i Tiranës? Pse në Tropojë toleranca është 11 muaj, kurse në Tiranë kemi masa që variojnë nga dy javë në tre apo shtatë muaj? Kjo është një pabarazi e qartë,” tha Veliaj.

Në seancën në Gjykatën Kushtetuese, ai theksoi se kjo betejë nuk është vetëm personale, por ka rëndësi për të gjithë ata që mund të mbajnë poste publike në të ardhmen.

“Po sikur nesër t’i ndodhë Ogertës, Florit apo Arlindit? Nëse kjo situatë kthehet në precedent, atëherë kaosi që kemi sot do të jetë vetëm fillimi. Prandaj kjo është një betejë për të gjithë ata që do të vijnë pas meje,” u shpreh Veliaj.

 

Të fundit