Flash News

E-TJERA

“Po s’më nxorët për 10 min, do hidhem nga kati i tretë”, Pipero tregon eksperiencën me pacienten në spitalin Covid

“Po s’më nxorët për 10 min, do hidhem nga kati i

Mjeku i njohur infeksionit, Pëllumb Pipero ka treguar përvojën me një paciente që po trajtohej për Covid-19.

Duke komentuar vetëvrasjet në spitalet Covid në vendin tonë në emisionin ‘Opinion’, ai tha se së fundmi një paciente e kishte kërcënuar se do të hidhej nga kati i tretë nëse nuk do e nxirrte nga spitali.

“Sot në mëngjes duke bërë vizitën një paciente që praktikisht ishte për të dalë dhe ka dalë sot nga spitali e shëruar më tha nëse nuk më nxirrni për 10 minuta nga spitali do të hidhem nga kati i tretë.

Pritshmëria e pacientit në spitalin COVID është ndryshe, i mungon familjari, ka raste që dikush humb jetën dhe e kanë në dhomë dhe e përjetojnë keq”, tha Pipero.

 

Të fundit